FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

‘Interi sezonin e ardhshëm rikthehet në Champions League’

Mbrojtësi i Interit, Miranda e cilëson Luciano Spalletti si një trajner të mirë që pritet ta kthejë skuadrën zikaltër në Champions League.

Në një intervistë për “Inter Channel”, futbollisti brazilian kërkon që skuadra e Interit të kthehet në mesin e më të mirave, shkruan “Football-Italia”.

“Sesioni i parë i trajnimit shkoi mirë. Luciano Spalletti është një trajner i mirë, ai ka shkëlqyer me Romën. Ne duam të bëjmë gjithçka për tu përgatitur për të zhvilluar në sezon shumë të mirë. Qëllimi është të kthehemi në Champions League. Jemi një klub i madh dhe duam të kthehemi në mesin e ekipeve të të mira evropiane”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nerazzurrët” përfunduan sezonin në vendin e shtatë pas një fushate kaotike ku skuadra drejtohej nga Roberto Mancini, Frank de Boer, Stefano Pioli dhe Stefano Vecchi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?