Interi shkatërron Genoa-n, Gagliardini “imiton” Icardin me dopietë (VIDEO)

Interi vijon rrugëtimin fantastik në Seria A, duke rrëmbyer fitoren e 6-të radhazi. Skuadra e Spallet-it ka mundur me lehtësi 5-0 Genoa-n në “San Siro”, në një duel të dominuar edhe pse në fushë nuk ishte Mauro Icardi nga minuta e parë.

Goleadorin në sfidën e sotme e bëri Roberto Gagliardini, i cili zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 14-t, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së xhenovezëve. Dy minuta më pas, Matteo Politano merr një top të bukur në hyrje të zonës dhe me një lëvizje të zgjuar shënon golin e dytë.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Gagliardini shënoi një tjetër gol, pasi Perisic nuk arriti që të shtynte topin në rrjetë. Në minutën e parë shtesë, Joao Mario shënoi golin e katërt me një goditje me të majtën në hyrje të zonës, ndërkohë që një minutë më pas Nainggolan shënoi golin e pestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e dytë, në të njëjtën kuotë pikësh me Napolin, por me një golaverazh më të mirë. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?