Interi shumë surpriza në formacion, Genoa lë pushim bomberin Piatek
Interi do të luajë pas disa minutash ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të ndaj Genoa-s. Trajneri Spalleti ka rezervuar jo pak surpriza në formacionin që do të hedhë në fushën e lojës. Dalbert do të luajë në të majtë të mbrojtjes në vend të Asamoah, ndërkohë që në sulm nuk do të jetë kapiteni Mauro Icardi, i cili nuk është në kondicionin më të mirë fizik.
Në krahun tjetër surpriza të mëdha ka rezervuar edhe Genoa, teksa golashënuesi më i mirë i këtij sezoni, Piatek do ta nisë ndeshjen nga stoli. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

