Ish-futbollisti i Milanit zgjidhet kryebashkiak i Tbilisit
Ish-futbollisti i klubit italian “Milano”, Kakha Kaladze, është zgjedhur kryebashkiak i Tbilisit, ndërsa partia në qeveri, “Ëndrra Gjeorgjiane” ka fituar shumicën e vendeve në këshillat lokale në Gjeorgji.
Sipas rezultateve preliminare, të shpallura sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kakhaber (Kahka) Kaladze, i cili ishte kandidat i “Ëndrrës Gjeorgjiane”, i ka fituar 51.13% të votave, njofton Koha.net. Kandidatët e kësaj partie, po ashtu, kanë fituar më tepër se 50% të votave në qytetet, Batumi, Poti dhe Rustavi, duke iu shmangur rundit të dytë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Gjeorgjisë ka shpallur se dalja në votime në zgjedhjet e djeshme lokale ishte 45.64%.
KOHA JONË SONDAZH


