FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-futbollisti i Realit të Madridit i jep fund karrierës

Rafael Van der Vaart detyrohet t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 35-vjeçare.

Ish-ylli holandez, i cili prej disa vitesh luante në Danimarkë, fillimisht me Midtjylland dhe tani me Esjberg, deklaroi se nuk mund të rikthehet më në fushë për shkak të një dëmtimi që e mundon prej shumë kohësh.

Van der Vaart u shpreh se do të kishte dashur të vazhdonte të luante gjatë, por fatkeqësisht pranoi se dëmtimet e shpeshta nuk e lejojnë, ndaj është i detyruar t’i japë fund karrierës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fantazisti holandez ka patur një karrierë të shkëlqyer me ekipe të mëdha si Ajax, Real Madrid, Tottenham, ndërsa me Holandën numëron 109 ndeshje dhe 25 gola të shënuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?