Ismajli gjen rrjetën, por Kazakistani na befason me gol nga mesi i fushës (VIDEO)
Aktualitet Sporti E Diel, 15 Nëntor 2020 18:28
Shqipëria ka shënuar edhe golin e dytë (2-1) kundër Kazakistanit, por brenda pak sekondash në një mënyrë të habitshme ka pësuar një gol të pazakontë. Në minutën e 23-të, Ismajli shfrytëzon më së miri përgjumjen e mbrojtjes kazake, duke shënuar.
Me rinisjen e lojës nga mesi i fushës, Abat Aymbetov arrin që të mposht portierin Berisha në mënyrë të habitshme. Ky është një nga golat më të rrallë në historinë e Ligës së Kombeve dhe jo vetëm.
KOHA JONË SONDAZH

