Italia në Kupën e Botës? Reagon edhe administrata e Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka minimizuar zërat për një ndryshim të mundshëm në pjesëmarrjen e ekipeve në Kupën e Botës, duke deklaruar se “nuk po mendon shumë për këtë çështje”.

Deklarata e tij vjen pas një raportimi të Financial Times, sipas të cilit i dërguari special Paolo Zampolli kishte sugjeruar mundësinë që Italia të zëvendësonte Iranin në kompeticionin e ardhshëm.

I pyetur për këtë çështje, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, theksoi se nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara që t’i ndalojë Iranit pjesëmarrjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Askush nuk u ka thënë atyre se nuk mund të vijnë”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk e di burimin e këtyre spekulimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, Rubio bëri të qartë se, ndonëse sportistët janë të mirëpritur, administrata amerikane nuk dëshiron praninë e individëve të lidhur me Gardën Revolucionare Iraniane (Pasdaranët), duke lënë të kuptohet se çështjet e sigurisë mbeten një prioritet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?