FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja çfarë thotë Zidane për finalen me Gremion

Real Madridi do të përballet me skuadrën braziliane Gremio në finalen e Kupës së Botës për klube.

‘Los Blancos’, kanë arritur në finale pasi mposhtën në gjysmëfinale skuadrën arabe Al Jazira me rezultat të ngushtë 2-1.

Por Gremio do të jetë një kundërshtar edhe më i fortë dhe këtë gjë e di edhe trajneri i kampionëve të Evropës, Zinedine Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para ndeshjes ‘Zizou’, ka thënë se nuk ka favorit në finale dhe se gjasat janë 50 me 50.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është një ndeshje finale dhe gjasat janë 50 me 50. Nuk mendoj se ka favorit në këtë takim”.

“Duhet të jemi më të saktë para portës në krahasim me atë që kemi bërë ndaj Al Jaziras. Do të kemi një kundërshtarë shumë më të fortë”, ka thënë Zidane.

Tekniku i skuadrës spanjolle e dëshiron edhe këtë trofe dhe për këtë beson tek lojtarët e tij.

“Duam ta fitojmë këtë trofe dhe jam i bindur se lojtarët do të japin më të mirën në fushë”, ka përfunduar Zidane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?