FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja data e zyrtarizimit të transferimit të Rodrigues drejt Man.United

Megjithëse mungon vetëm zyrtarizimi, James Rodrigues në fund të sezonit do të largohet nga Real Madrid për tu transferuar te Manchester United.

Është tabloidi britanik “The SUN” e cila ka zbuluar se kolumbiani do të zyrtarizojë transfertën te “Djajtë e Kuq” menjëherë pas fundjavës, ku Reali më 21 maj do të zhvillojë ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga.

Por në krahun tjetër Manchester United nuk dëshiron të reklamojë këtë transfertë pasi së fundmi klubi britanik ka sqaruar se “pozicionet mes Manchester United dhe James janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave britanike kjo transfertë është thuajse e mbyllur dhe zyrtarizimi do të vijë pas 21 majit atëhere kur James të ketë përfunduar sezonin në Spanjë me Real Madridin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?