Ja kush e fiton titullin në La Liga sipas Cesc Fabregas

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas ka thënë se Real Madrid ka dy ndeshje të vështira në trasfertë dhe do ta ketë të vështirë ta fitojë La Ligan.

Ai është i bindur se fiton Barcelona ndeshjen ndaj Eibarit, por jo edhe Real Madrid.

“Mendoj se Barcelona do ta fitojë ndeshjen e saj, por varet se a do t’i fitojë Reali katër pikë në dy fusha të vështira. Nuk do të jetë e lehtë për Realin. Të maresh katër pikë në këto dy ndeshje duhet të luash shumë mirë”, tha Fabregas për The Transistor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Barcelona dhe Real Madrid ndajnë pozitën e parë me nga 87 pikë, por Reali ka dy ndeshje për të luajtur ndaj Celtas dhe Malagas, ndërsa Barcelona ndaj Eibarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?