Ja rekordet që do të përpiqet të thyejë Messi në vitet e ardhshme

Ylli argjentinas, Lionnel Messi, është pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës që nga viti 2014 dhe në këto 13 vite ka thyer mjaft rekorde.

Jo vetëm në Barcelonë, por Messi mban edhe shumicën e rekordeve në Evropë dhe botë.

Me vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022, Messi sipas gazetaexpress ka mundësi që të thyejë edhe ato pak rekorde që i kanë mbetur në Barcelonë dhe rekordet tjera në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama

10 rekordet që Messi ende nuk i ka thyer:

Swiss Digital Mobile Reklama

100 gola kundër klubeve  jo spanjolle – Leo Messi deri tani ka shënuar 98 gola kundër skuadrave të huaja dhe i duhen vetëm dy gola në këto katër vite për ta arritur këtë rekord

100 gola në Ligën e Kampionëve – Messi deri tani ka 94 gola dhe nëse vazhdon me ritmin e viteve të kaluara, atëherë këtë rekord mund ta arrijë në sezonin e ardhshëm

Të bëhet golashënuesi më i mirë në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey brenda një sezoni – Messi ka qenë shumë afër që të thyejë këtë rekord, ku ishte golashënuesi më i mirë në La Liga dhe Copa del Rey. Ai dështoi të ishte më i miri në Ligën e Kampionëve me 11 gola, pasi Ronaldoi e kaloi në finale, ku shënoi dy gola ndaj Juventusit.

Më së shumti tituj në histori të klubit – Messi ka fituar 30 tituj me Barcelonën, 6 më pak se sa Ryan Giggs me Manchester Unitedin.

Më së shumti tituj evropian me klubin – Leo Messi ka fituar shtatë tituj evropian, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, dy më pak se sa Dani Alves dhe Paolo Maldini që kanë nga nëntë

Të bëhet golashënuesi më i mirë në Evropë me një skuadër të vetme – Leo Messi ka 507 gola me Barcelonën. Ai para vetes ka legjendën e Bayern Munchen, Gerd Muller, me 525 gola.

600 paraqitje me Barcelonën – Messi ka 583 ndeshje me Barcelonën, 10 më pak se sa legjenda Carles Puyol.

Më shumë fitore në La Liga – Iker Casillas është lojtari me më së shumë fitore në La Liga gjithsej 334, ndërsa Messi ka 288 fitore.

Të bëhet lojtari me më shumë “Këpuca të Arta” – Leo Messi ka katër “Këpuca të Arta”, aq sa edhe Cristiano Ronaldo, por qëllimi i tij është që të fitojë më shumë në këto katër vite.

Të fitojë Kupën e Botës – Messi ende nuk ka fituar një titull të madh me kombëtaren e Argjentinës, përfshirë këtu Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës. Ai deri tani ka fituar Kupën e Botës U-20 dhe Medaljen e Artë Olimpike në vitin 2008.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?