FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja sa miliona Euro përfitoi Skënderbeu pas përfundimit të fazës së grupeve

Pas përfundimit të fazës së grupeve skuadra e Skënderbeut renditet e fundit duke grumbulluar 5 pikë në Europa League.

Nënkampionët e Shqipërisë kanë arkëtuar fillimisht 2.6 milionë euro nga pjesëmarrja në fazën e grupeve.

Kalimi i fazës së parë i ka shpërblyer korçarët me 215 000 euro, ndërkohë që kualifikimi në turin e dytë i ka dhënë Skënderbeut 225 000 euro të tjera. 235 000 euro i janë shtuar klubit shqiptar për kualifikimin në turin e tretë dhe 245 000 euro të tjera u janë bashkangjitur të ardhurave nga kualifikimi në fazën “Play off”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, përfitimet nuk ndalen këtu, pasi rezultatet pozitive të arritura në fazën e grupeve janë shpërblyer. Korçarët kanë grumbulluar pesë pikë në gjashtë ndeshje, duke marrë një fitore dhe dy barazime. Një rezultat i barabartë vlen 120 mijë euro dhe me dy të tilla që ka arritur, Skënderbeu ka përfituar 240 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke iu shtuar këtyre edhe 360 mijë euro që vlen fitorja përballë Dinamos së Kievit, shuma totale e shpërblimeve për rezultatet pozitive në fazën e grupeve shkon në 600 mijë euro. Në total, përfitimet arrijnë shifrën e 4 milionë e 120 mijë eurove.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?