Jashtë Ligës së Kampionëve, tifozët e Arsenalit kërkojnë largimin e pronarit (Foto)

Tifozët e Arsenalit e fajësojnë aksionerin kryesor të klubit, amerikanin Stan Kroenke për dështimin e skuadrës të kualifikohet për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Kohë më parë tifozët kërkonin largimin e trajnerit Arsene Wenger, por deklarimi i aksionerit të dytë më të madh të klubit, uzbekut Usmanov, se aksionari kryesor i kishte bllokuar investimet në lojtarë të shtrenjtë duket se ka ndryshuar fajtorin në sytë e tifozëve.
“Kroenke largohu prej klubit”, ishte mesazh që u shfaq nga disa grupe të tifozëve në ndeshjen e fundit në Premierligë kundër Evertonit.
Arsenali mbeti jashtë Ligës së Kampionëve me vetëm një pikë më pak se Liverpooli. Edhe pse synon majat e Premier League, lojtarët më të shtrenjtë që bleu Arsenali verën e kaluar ishin dy shqiptarët Shkodran Mustafi e Granit Xhaka që kushtuan rreth 40 milionë euro secili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?