Jeton në të njëjtën shtëpi me Ronaldon, por Georgina nuk është e prekur me Covid-19
E dashura e Cristiano Ronaldos ka bërë të ditur se nuk është e prekur nga koronavirusi, ehde pse ka kaluar një javë që ndan një pjesë të rezidencës me Cristiano Ronaldon. Georgina Rodriguez në një intervistë të dhënë së fundmi për portugezen “Correio da Manha”, ka shpjeguar se ka dalë negative në testin e fundit të Covid-19.
Ata jaetojnë në kate të ndryshme të rezidencës së tyre në Torino. Spanjollja kujdesete për fëmijët e tyre, Cristianinho 10 vjeç, Eva, Mateo 3 vjeç si dhe Alana Martina vetëm 2 vjeç.
Edhe pse ka kryer disa herë tamponin, yllin portugez vijon që të jetë ende i prekur me koronavirus, por nuk ka asnjë simptomë. Prezenca e tij në duelin ndaj Messit të mërkurën në mbrëmje është në rrezik. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

