Jo vetëm Rabiot, United hidhet në sulm dhe për Casemiron

Manchester United është në kërkim të mesfushorëve cilësorë pas largimit Nemanja Matic dhe Paul Pogba në fund të sezonit të kaluar duke e bërë skuadrën mjaft të shkurtër.

Adrien Rabiot i Juventusit është një objektiv që duket se skuadra e Erik Ten Hag mund ta arrijë në ditët apo në orët në vijim. Për momentin duhet gjetur vetëm akordi për pagën e lojtarit, pasi me Juventusin gjithçka është përfunduar.

Emri i dytë është Casemiro nga Real Madridi. Los Blancos nuk kanë marrë ende ndonjë ofertë zyrtare. United ka prioritet një qendërsulmues për momentin, por emri i brazilianit ka filluar të tingëllojë me zë të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Casemiro është një lojtar me shumë eksperiencë që do ta ndihmonte shumë ekipin, por afrimi i tij duket i vështirë, pasi United nuk luan në Champions League këtë sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?