FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

John Cena ulet në gjunjë para 70 mijë njerëzve, i propozon martesë të dashurës (Video)

Në raundin e radhës të “WrestleMania 33”, ka ndodhur një episod i veçantë.

Legjenda e kecit, John Cena ka marrë goximin dhe është ulur në gjunjë para 70 mijë spektatorëve duke i propozuar për martesë të dashurës së tij, Nikki Bella në ring.

Veprimi i tij erdhi menjëherë pasi John Cena dhe Nikki Bella mposhtën çiftin The Miz dhe Maryse, të cilët janë të martuar në jetën reale.

Swiss Digital Desktop Reklama
“Këtë e ke dashur para një viti. Lëndove qafën dhe bëre gjithçka për t’u kthyer, sepse dëshiroje një moment në ‘WrestleMania’. Jam shumë krenar për ty. Të kam premtuar se do ta them kur të jetë momenti i duhur. Dhe tani është momenti i duhur”- tha mes të tjerash Cena në fjalimin e tij emocionues, para se t’ia parashtronte pyetjen për martesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe përgjigja e të dashurës së tij sigurisht që ishte ‘PO’ duke u shoqëruar me puthje. Çifti është në lidhje që nga viti 2012.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?