Julian Draxler fton Mesut Ozilin tek PSG

Sulmuesi i PSG, Julian Draxler i ka kërkuar mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil të bashkohet me të tek skuadra franceze.

Draxler, i cili luan së bashku me Ozilin për Kombëtaren e Gjermanisë, është i gatshëm të bashkohet me ish-yllin e Real Madridit në nivel të klubit.

Megjithatë, gjermani nuk mendon për një transferim të tij në Ligën Premier te Arsenali, por kalimin e Ozilit te PSG.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të doja të luaja me të çdo ditë”, ka thënë fillimisht Draxler për BBC World Service.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për mua, ai është një lojtar i mrekullueshëm. Më pëlqen të luaj me të në çdo stërvitje, çdo ndeshje me ekipin kombëtar gjerman”, përcjell Telegrafi.

I pyetur nëse ai mendonte se Ozil do të dëshironte të bashkohej me gjigantët e Ligue 1, Draxler tha: “Po, unë mendoj se ai është një lojtar i madh”.

“Ai do të ndihmonte çdo ekip në botë dhe mendoj se ai do të gëzonte jetën këtu dhe madje do të luajë për PSG”, përfundoi ish-ylli i Schalkes e Wolfsburgut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?