Juve, Milan apo Interi? Ronaldo befason të gjithë: Ja kush e fiton ‘Scudetton’
Ish-sulmuesi brazilian, Ronaldo (fenomeni) është i bindur që këtë sezon Interi do të fitojë Scudetton.
Në një intervistë për “Sport Mediaset”, fenomeni foli edhe për rikthimin e Milanit të dikurshëm, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.
“Interi meriton të jetë në krye të tabelës. Unë jam i sigurt se ata do ta fitojnë Scudetton. Nerazzurët po luajnë futboll të madh. Unë jam i kënaqur me punën e shkëlqyer që po bën Luciano Spalletti. Icardi? Ai është një lojtar i madh, ai po udhëheq Interin duke shënuar shumë gola. Ai luan futboll të mirë dhe tani është një garanci.
“Juve-Inter? Kam kujtime të pabesueshme nga ky derbi. Do të jetë patjetër një ndeshje klasike dhe patjetër do ta shikoj atë në TV.
“Napoli jashtë Champions Leagues? Ata kanë luajtur aty për disa vite dhe gjithmonë kanë marrë rezultate të shkëlqyera, kështu që është një surprizë ky eliminim”
“Milan? Futbolli është i paparashikueshëm . Vitet e bukura dhe të vështira mund të ndodhin, por gjëja e rëndësishme është që ekipet e mëdha të rikthehen “.

KOHA JONË SONDAZH

