FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus e ka seriozisht për yllin e Bayernit, e do që në janar

James Rodriguez mund të jetë transferimi i ardhshëm i bujshëm te Juventusi në Seria A. Në dhjetor është programuar një takim mes drejtuesve të klubit bavarez dhe menaxherit të lojtarit për të vendosur të ardhmen e 27-vjeçarit.

Largimi i Rodriguezit parashikohet në qershor, por nuk përjashtohet mundësia që futbollisti të vendosë të ndërrojë fanellë që në janar. Bardhezinjtë po e monitorojnë nga afër situatën e krijuar te gjermanët për të ndërhyrë më pas kur t’u jepet mundësia.

Cristiano Ronaldo ka kërkuar që kolumbiani të transferohet në Torino, për të formuar një sulm edhe më të frikshëm me yjet e tjerë. Operacioni mund të mbyllet me disa pagesa, njëlloj siç u veprua me Douglas Costën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?