FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus futet në garë për talentin e Bayernit

Juventusi po mendon që të afrojë një ndër futbollistët më të talentuar të Bayernit. Bëhet fjalë për Renato Sanches, i cili është një prej lojtarëve më premtues të futbollit botëror.

Sanches, nuk ka luajtur mjaftueshëm në këtë sezon të Bundesligës, por cilësitë e tij nuk diskutohen dhe diçka të tille e di mire Juventusi që e ka përfshirë në listën e dëshirave për sezonin e ri.

Megjithatë vlera e 19-vjeçarit nuk është e ulet, pasi mesfushori vlerësohet rreth 40 milionë euro. Bardhezinjtë i premtojnë një rol më të rëndësishëm në skuadër, dhe sigurisht më shumë hapësira për të treguar vlerat e tij, pasi kujtojmë që ai është shpallur kampion Europe si protagonist me Portugalinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?