Juventus i “abonuar” me barazimet, ndalet edhe ndaj Bolognës
Sporti E Shtunë, 7 Dhjetor 2024 20:12
Juventus barazoi 2-2 në shtëpi ndaj Bolognas, në ndeshjen e javës së 15-të të Serie A. Ky ishte barazimi i katërt radhazi për ekipin e Motta-s.
Miqtë në fakt ishin avantazh të dyfishtë, pasi realizuan me Ndoye dhe Pobega, përkatësisht në minutat 30’ dhe 53-të.
Goli i Teun Koopmeiners në të 63-tën “ndezi” shpresat bardhezi, ndërsa Mbangula në fund shënoi një super gol në hyrje të zonës.
KOHA JONË SONDAZH

