FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus i uron mirëseardhjen Leao-s

Juventus ka uruar publikisht sulmuesin belg Loïs Openda për lindjen e djalit të tij, por postimi i klubit bardhezi ka shkaktuar reagime të shumta dhe humor në rrjetet sociale për shkak të emrit të zgjedhur për foshnjën.

Në profilin zyrtar të klubit në platformën X u publikua mesazhi: “Ka lindur Leao. Urime Lois Openda dhe mama Lise”, i shoqëruar me një zemër blu, duke konfirmuar ardhjen në jetë të djalit të futbollistit belg.

Megjithatë, emri “Leao” nuk kaloi pa vëmendje. Në rrjetet sociale, tifozët dhe përdoruesit nisën menjëherë komentet ironike, duke e lidhur atë me Rafael Leão, sulmuesin dhe numrin 10 të Milanit, rivalit historik të Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimet nuk u ndalën vetëm te rastësia e emrit. Një pjesë e madhe e komenteve ironizuan edhe sezonin e dobët të Opendas me fanellën bardhezi. Sulmuesi belg nuk ka arritur të lërë gjurmë të rëndësishme në sezonin aktual, duke regjistruar vetëm dy gola në 34 paraqitje, shumicën e tyre si zëvendësues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?