Juventus ka pakt me Paredes, për Depay-n mund të vijë ndihma nga Pjanic

Dështimi i transferimit të radiot te United, i ka prishur të gjitha planet Juventusit për të sjellë Paredes në Torino. Gjithsesi me argjentinasin, ka një pakt për të pritur deri në fund.

Juventusi do të mundohet të shesë Arthur, që të krijojë hapësirë për mesfushorin e PSG-së, që ka vendosur të presë, sigurisht jo deri në pafundësi. Në Spanjë janë të bindur që Depay dhe Barcelona do të ndahen. Por për momentin palët akoma nuk kanë arritur të prishin kontratën, sepse në lojë janë 2 milionë euro.

Në këtë operacion mund të futet edhe Pjanic, që u kthye te Barça pas huazimit te Besiktas. Juventusi ka akoma edhe 5 milionë euro bonuse në lidhje me boshnjakun dhe mund të heqë dorë nga ato para për të zgjidhur ngërçin e krijuar mes Barçës dhe Depay. Milik ndërkohë mund të jetë alternativa nëse dështon operacioni me holandezin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?