Juventus leksion futbolli Barcelonës me Ronaldon, eliminohet United (VIDEO)

Juventus i jep një leksion futbolli në sfidën e fundit Barcelonës në Grupin G, duke u kualifikuar si e para. Skuadra e Pirlos zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në “Camp Nou”, duke triumfuar 3-0.

Në sfidën e dy jashtëtokësorëve, në fund buzëqeshi Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola. Portugezi nuk gaboi dy herë nga pika e bardhë në minutën e 13-të dhe 52-të. Ndeshje shumë pozitive edhe për McKennnie, cili shënoi një gol shumë të bukur me një goditje fluturimthi në zonë.  Pavarësisht përpjekjeve të Messit dhe Griezmann, Gianluigi Buffon mbajti portën e paprekur.

Ndeshja mes PSG dhe Basaksehir, u ndërpre në minutën e 14-t, pas frazave raciste të arbitrit të katërt ndaj një prej pjesëtareve të klubit turk. Të dyja skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjeve në formë proteste. Ndeshja më pas u shty zyrtarisht. Eliminohet ndërkohë Manchester United që pësoi një humbje 3-2 kundër Leipzig. Golat e Fernandes dhe Pogba ishin të pamjaftueshëm për të bërë të mundur kualifikimin për në fazën tjetër. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?