FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus mendon shkëmbimin e bujshëm me Barcelonën

Paulo Dybala këtë sezon ka luajtur shumë pak, për shkak të një dëmtimi në gju. Rinovimi i tij me Juventusin nuk duket në horizont dhe ka ngecur, teksa vera e 2022 nuk është aspak larg, duke ditur se janë vetëm 2 merkato përpara.

Juventus ka nisur të mendojë skenarë dhe njëri prej tyre është më shumë se i bujshëm. Në Torino po mendojnë për një shkëmbim mes Griezmann dhe Dybala.

Barcelona në fakt e ka në shitje francezin por kërkon para në krahun tjetër. Por ideja e Juves nuk mund të përjashtohet duke ditur faktin se Dybala ka qenë subjekt i merkatos katalanase në të shkuarën. Nga Premier League ndërkohë Chelsea dhe Tottenham janë të gatshme të vendosin 50/55 milion euro në pjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?