Juventus mendon të blindojë “xholin” e trajnerit Pirlo

Juventus po mendon ta rinovojë me të paktën edhe një vit marrëveshjen me Danilo-n, i cili konsiderohet nga Pirlo dhe nga të gjithë drejtuesit bardhezi si një futbollist që mund të mbulojë disa role në fushë.

Mbrojtësi brazilian, i transferuar në Torino nga Manchester City, i ka bindur të gjithë dhe po bëhet i rëndësishëm edhe në nivel njerëzor për shokët e skuadrës.

Siç ka shkruar “Tuttosport”, “Danilo” është shumë i përkushtuar dhe sakrifikohet në fazën mbrojtëse, por ndihmon ekipin edhe në sulm. Ka një vizion të madh loje dhe zgjuarsi taktike. Këto janë cilësitë që kanë bindur bardhezinjtë t’i besojnë atij edhe për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?