FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus ndaj Beneventos kërkon të thyejë tabunë e 4 fitoreve radhazi

Kundër Beneventos sfidë e cila është programuar për të luajtur të dielën, Juventus do të provojë të thyejë tabunë e këtij sezoni, të tejkalojë numrin e 3 ndeshjeve radhazi me fitore. Një statistikë e tillë që nuk është arritur asnjëherë deri në këto momente nga bardhezinjtë ka frenuar disi ambiciet e klubit drejt titullit të 10-të kampion radhazi dhe  të trajnerit Andrea Pirlo.

Ndeshjen e ardhshme Zonja e Vjetër mund ta përgatisë me qetësinë më të madhe tani që është edhe jashtë Champions League-s. Pirlo ka shansin të punojë në lidhje me idetë e tij të lojës dhe mbi të gjitha ndaj një rivali që të paktën në letër duket i kalueshëm për një skuadër si Juventusi. Pas Beneventos pauza e kombëtareve dhe më pas derbi ndaj Torinos, përpara se të luhet sfida ndaj Napolit dhe përballja ne Allianz Stadium kundër Genoas.

Një mundësi për të ruajtur ecurinë pozitive dhe me shpresën se Inter do të bëjë hapa fals. Kundër skuadrës së Inzaghit, Pirlo nuk do të ketë në dispozicion shërbimet e Alex Sandron, Demiral, Ramsey dhe Dybala, teksa është në pritje të testit të tamponit për Rodrigo Bentacur. Nëse mesfushori do të rezultojë negativ atëherë ai do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?