Juventus ofertë zyrtare për Realin, e çon pagën e Ronaldos në 40 milionë euro në sezon
Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më pranë Juvntusit. Janë orë vendimtare për kalimin e asit portugez, i cili i ka dhënë fjalën Agnellit dhe ka rënë dakord me “Zonjën” në bazën e 30 milionë eurove në sezon plus bonuset, teksa sipas gazetës “AS” arrin në 40 milionë euro në sezon. Drejtori Sportiv i Juventusit, Marotta i ka bërë një ofertë zyrtare Realit që shkon në 100 milionë euro dhe është në pritje të përgjigjes së Realit, e cila do të jetë pozitive, pasi kështu është rënë dakord edhe me agjentin për ta lënë të lirë.
Ronaldo do të zbarkojë në Torino në javën e ardhshme, dhe jo nesër siç ishte parashikuar nga mediat italiane. Për të do të bëhet një prezantim spektakolare, si askush më parë në Itali, teksa pritet që të mbushet i gjithë stadiumi plotë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

