FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus “perfekt” mund edhe Parmën, Ronaldo nuk shënon as në “Tardini” (VIDEO)

Juventus vijon rrugëtimin perfekt në kampionat, duke marrë fitoren e radhës në kampionat ndaj Parmës në shifrat 2-1. Lajmi i mbrëmjes padyshim ishte fakti që Cristiano Ronaldo sërish nuk gjeti rrugën e rrjetës.

Bardhezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 2-të me Mario Mandzukic, i cili përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes vendase. Kundërpërgjigja e Parmës ishte mjaft e mirë me Gervinhon, i cili ishte vazhdimisht i rrezikshëm për mbrojtjen juventine. Pikërisht në minutën e 33-të do të ishte sulmuesi nga Bregu i Fildishtë që do të shënonte golin e barazimit. Rigoni pak minuta më vonë humbi një shans të artë përballë portierit Szczesny.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në të dytën Juventusi futet më e vendosur në fushë në kërkim të golit të avantazhit, i cili do të vinte shumë shpejt. Matuidi në minutën e 58-të shënoi në nga një pozicion i vështirë. Parma në minutat e fundit tentoi që të reagonte, por e kishte shumë të vëshitë përballë Juventusit, që shtoi kualitetin me futjen në fushë të Douglas Costës dhe Dybala-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Juventus ngjitet në krye të renditjes me pikë të plota, 9, pas 3 javëve të para./Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?