Juventus përmbys golin historik të Uzunit në “frymën e fundit” (VIDEO)
Juventus ka arritur që të marrë një fitore shumë të vështirë 2-1 kundër Ferencvaros. Ishte një mbrëmje magjike për Myrto Uzunin, i cili do të realizonte një gl të bukur në minutën e 19-të, duke shfrytëzuar një përgjumje të mbrojtjes torineze. Ky ishte një gol historik, pasi beratasi u bë shqiptari i parë që shënon në Champions.
Ai festoi duke imituar Ronaldo, i cili në minutën e 35-të do t’i kundërpërgjigjej, duke realizuar një super gol nga distanca. Në fraksionin e dytë, Pirlo bëri disa zëvendësime për të tentuar golin e avantazhit, por do të ishte një mision shumë i vështirë. Goli do të vinte vetëm në minutën e dytë shtesë, nga i përhershmi Alvaro Morata, i cili shënoi golin e pestë në 4 ndeshje. Ky gol në fakt i dha kualifikimin ekipit torinez.
Barcelona edhe pa Lionel Messin mori një fitore të thjeshtë 4-0 në transfertën ndaj Dinamo Kiev. Të 3 golat erdhën në fraksionin e dytë, fillimisht nga Dest dhe më pas Martin Braithwaite do të realizonte dy gola. Në fundin e ndeshjes do të ishte Griezmann që do të vuloste rezultatin.
Manchester United dhe PSG fituan sfidat e tyre. Djajtë e Kuq triumfuan 4-1 kundër Instanbul Basaksehir, me dy gola të Bruno Fernandes, një nga Mrcus Rashford me penallti dhe në fund do të linte shenjë edhe Daniel James. Në krahun tjetër PSG fitoi me vështirësi 1-0 ndaj Leipzig, me një gol të shënuar me penallti nga Neymar në minutën e 11-të. Dortmundi mundi 3-0 me lehtësi Club Brugge. Erling Haaland si gjithmonë ishte protagonist me dy gola, ndërkohë që do të shënonte edhe Sancho. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

