Juventus-United, të dyja skuadrat humbasin “gjigatët” e sulmit në Champions

Romelu Lukaku mund të mos rikuperohet në kohë për ndeshjen e kthimit mes Juventusit dhe Manchester United. Trajneri Jose Mourinho ka konfirmuar lajmin në intervistën pas fitores minimale ndaj Bournemuth-it.

“Do të pres deri të hënën. Ai kishte nevojë për disa ditë pushim, pasi pësoi një dëmtim në stërvitje. Nuk e di, por ka probleme muskulore, dhe duhet të presim edhe pak”, deklaroi strategu portugez.

Por për bardhezinjtë nuk ka lajme të mira para ndeshjes ndaj Genoa-s, teksa Mandzukic është larguar nga grumbullimi, pasi ka pasur probleme në kavilie. Sulmuesi kroat rrezikon që të mos luajë as në ndeshjen ndaj United, të mërkurën e ardhshme. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?