FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus zbulon ‘Pirlon e ri’ te Real Madridi

E ardhmja e Luka Modric te skuadra e Real Madrid mund të jetë në dyshim, ndaj të gjitha skuadrat “big” në Europë kanë hedhur sytë nga talenti kroat, protagonist në kualifikimin e Kombëtares së tij në Botërorin e Rusisë.

Mediat spanjolle pranojnë se Modric mund të luajë te Juventusi sezonin tjetër, me bardhezinjtë që mund të gjejnë “Pirlon e ri”.

Edhe pse 32 vjeç, drejtori sportiv Beppe Marotta beson se për një ikonë të futbollit si kroati ka gjithnjë vend të Juventusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

E përditshmja spanjolle “Don Balon” konfirmon gjithashtu se Marotta ka patur një takim me kolegët e tij të Real Madrid për të mësuar më shumë rreth situatës kontraktuale të mesfushorit kroat, për ta sjellë në Torino sezonin tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por për Modric janë interesuar së fundi edhe PSG e Manchester United, që mund të bindin mesfushorin të firmosë për ta. Për Modric, transferimi në një tjetër ekip të madh mund të ishte shansi i fundit për ta mbyllur karrierën me lavdi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?