Shuhet ”Kasapi i Bosnjës”, Ratko Mladić i dënuar për gjenocidin në Srebrenicë
Ai ishte i sëmurë prej vitesh, ndërsa gjatë javëve të fundit familja e tij, si dhe autoritetet e Serbisë dhe të entitetit boshnjak Republika Serbe kishin bërë përpjekje të vazhdueshme për ta transferuar në Beograd, ku do t’i kalonte ditët e fundit të jetës.
Me origjinë nga Kalinoviku, Ratko Mladić u dënua përfundimisht në qershor të vitit 2021 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë për gjenocidin në Srebrenicë, përndjekjen e popullsisë civile, shfarosjen dhe vrasjet, dëbimin dhe veprat çnjerëzore, terrorizimin dhe sulmet e paligjshme ndaj Sarajevës, si dhe marrjen peng të ushtarëve të OKB-së. Gjykata e kishte shpallur fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës.
Për shkak të krimeve të tij, ai u bë i njohur edhe si “kasapi i Bosnjës”, i cili mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për vrasjen e më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve në Srebrenicë në vitin 1995.
KOHA JONË SONDAZH

