Juventus zyrtarizon blerjen e dytë në merkaton e verës

Aaron Ramsey është blerja e parë e Juventusit në merkaton e kësaj vere, por jo e vetmja. Kampionët e Italisë kanë filluar prej dia kohësh që të gjejnë elementë të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. Emri i dytë që do t’i bashkohet uellsianit, do të jet Romero nga skuadra e Genoas. Konfirmimi ka ardhur nga vetë presidenti i Genoas.

“E dini të gjithë se është një tratativë në fazë të avancuar, Romero do të shkojë te Juventusi. Shitja e Piatek dhe Romero do të rregullojnë llogaritë e klubit. Shitja e Piatek nga pikëpamja e skuadrës, është një zgjedhje e zgjuar”, deklaroi Preziosi.

Mbrojtësi argjentinas, prej disa ditësh ka mbushur 21 vjeç, do të përfocojë repartin difensiv të ekipit të Allegrit dhe është goditja e dytë për sezonin 2019-2020. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?