Juventus zyrtarizon trajnerin e ri vetëm për dy javët e fundit

Paolo Montero do të jetë trajneri i ri i Juventusit për dy javët e fundit. Lajmi është bërë zyrtar nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ish-mbrojtësi uruguaian zë vendin e Massimiliano Allegrit, i cili u shkarkua pas tensionit të panevojshëm të krijuar në fund të finales së Kupës së Italisë.

Montero nuk ka kohë për të humbur, ai do fillojë menjëherë nga puna, me skuadrën që do zbresë shumë shpejt në qendrën përgatitore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bazë të detajeve të publikuar nga mediat italiane, tekniku uruguaian nuk do të dalë në konferencë para ndeshjes së nesërme. Juventusi do të niset për në Bologna nesër në mëngjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?