FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kaka largohet përfundimisht nga futbolli amerikan: Dua sfida të reja

Ylli brazilian, Rikardo Kaka, deklaroi sot se kohës së tij duke lozur në kampionatin amerikan të futbollit i ka ardhur fundi. 35-vjeçari deklaroi në një konferencë se nuk do të rinovojë kontratën me Orlando Sitin.

“Siç e dini të gjithë, kontrata ime me Orlando Sitin përfundon këtë vit. Vendimi im është të mos e rinovoj më këtë marrëveshje. Jam menduar shumë për këtë vendim, por tani ndjej se kam nevojë për sfida të reja”, – tha Kaka.

Pas Pirlos, që deklaroi se do largohet nga futbolli i luajtur, tashmë futbolli amerikan humb një tjetër yll. Nuk dihet nëse Kaka do ta lërë përfundimisht futbollin, por në media thuhet se do të vazhdojë edhe disa sezone në Brazil, ku mendon edhe të mbyllë karrierën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?