Kalari: Duam 3 pikët me Skënderbeun, ja si e fitojmë titullin këtë sezon…

Mbrojtësi Renaldo Kalari është gati për Skënderbeun. Ai mendon se Partizani mund ta fitojë titullin kampion në këtë sezon, por pikë së pari duhet që të mbajë të njëjtin ritëm.

“Sakrifikova gjysmën e stërvitjes për të mos pasur më shumë probleme pasi kisha një kontraktim i vogël por sot jam i gatshëm 100% për ekipin. Ndihem mirë. Përgjegjësi që zëvendësoj Trashin? Vlerat e tij dihen jo vetëm për ekipin tonë, por për të gjithë kampionatin shqiptar. Peshën e përgjegjësisë e kam pasur që kur kam nisur të luaj futboll. Kam vite që luaj te Partizani nuk është hera e parë dhe është normale për mua.

Sivjet kanë ndryshuar shumë gjëra, si lojtarët, drejtuesit, trajneri. Është diçka tjetër, po mundohemi që të përshtatemi edhe më shumë me idetë e trajnerit. Titulli? Rruga është e njëjtë, pasi edhe vitet e tjera kemi pasur objektiv të shpallemi kampion, por për shumë arsye nuk ja kemi arritur. Duhet të mbajmë të njëjtin ritëm dhe të njëjtin drejtim që jemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënderbeu është skuadër për t’u vlerësuar, por gjithsesi ne jemi Partizani, kemi besim dhe jemi përgatitur si ndeshjet e tjera. Kjo nuk bën përjashtim. Është ndeshje pak e veçantë por nuk do të vendosë gjë. Thjesht janë 3 pikë që na çojnë më sipër. Shpresoj se do i arrimë. Ndaj tyre do të më pëlqente fitorja. Dua të ndihmoj skuadrën të jap maksimumin dhe të marrim 3 pikë”, deklaroi Kalari.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?