‘Kam zemrën juventine’ – Deklarata e Zidanes që po çmend Realin
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka quajtur si takim special ndeshjen ndaj Juevntusit, pasi e pranon se skuadra italiane ka qenë shumë e rëndësishme në karrierën e tij.
“Jemi shumë të lumtur që do të jemi në finale, për të dytin vit radhazi. Kam një ekip të madh, me futbollistë të mëdhenj. Te Juve jam bërë burrë. Kam kaluar pesë vite dhe për mua do të jetë një përballje speciale, ndaj tyre. Zemra ime është juventine. Megjithatë dua ta mund!”, u shpreh Zidane i cili ka luajtur me “Zonjën e Vjetër” gjatë viteve 1996-2001.
Kujtojmë që në fund ndeshja mes Atleticos dhe Realit përfundoi 2-1, ku “Los Blancos” u kualifikua në finale pasi fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 3-0.
KOHA JONË SONDAZH

