Kampionati Ballkanik i MMA-së në Bullgari, paraqitje dinjitoze e ekipit shqiptar. Vendi i dytë për kuqezinjtë

Në përfundim të Kampionatit Ballkanik të MMA( artet e miksuara marciale) i cili u zhvillua më datë 12-14 maji 2017 në Bullgari në Qytetin Veliko Ternovo, Shqipëria falë paraqitjes dinjitoze të sportistëve arriti rezultate të shkëlqyera duke u renditur e dyta në përfundim të saj.

Në mbështetje të sportistëve që morën pjesë në këtë aktivitet, ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë në Sofje (Bullgari) z.Qirjako Kureta, së bashku me stafin e tij të cilët i dhuruan një kënaqësi shtesë garuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për vendin tonë dhe federatën është një arritje historike. I pari aktivitet që morëm pjesë me një numër prej 22 sportistësh, 20 meshkuj dhe dy femra. Pjesëmarrja jonë në kampionatin Ballkanik nuk ishte aspak e lehtë, por puna e palodhshme dhe sakrifica që sportistët, trajnerët dhe stafi kanë bërë u shpërblyen si vendi i dytë më i mirë (si ekip). (#Albania 2place Balkan championship)

Swiss Digital Mobile Reklama

Rezultatet:

Fëmijë10-14 vjeç

1.Mateo Tomani 52.5 kg 12 vjeç vendi (3)
2.Edyy Pittarello 52.5 kg 12 vjeç vendi (3)
3.Flori Hoxhallari 56.5 kg 14 vjeç vendi (3)
4.Redi Malushi 52.5 kg 14 vjeç vendi (3)

Kadet -16 vjeç

1.Nicola Pittarello 84 kg 15 vjeç vendi -1 Kampion Ballkani
2.Bjorni Rustemi 77 kg 15 vjeç vendi -2 -të
3.Kristian Bakalli 65.5 kg 15 vjeç vendi-3 të

Kadet për vajza
1.Luciana Gjuraj 52.5 kg 15 vjeç Vendi 1-rë Kampion Ballkani
2.Anxhela Aliaj 70 kg 15 vjeç Vendi 2-të

Junior-18 vjeç

1.Eljo Elezaj 61 kg 17 vjeç Vendi 3-të
2.Igli Bejko 65.5 kg 17 vjeç Vendi 3-të
3.Erind Trungu 56.5 kg 17 vjeç Vendi 3-të
4.Arber Goga 65.5 kg 17 vjeç
18516314_292809131144930_1864957274_n
Të rritur

1.Ermal Hadribeaj 70 kg Vendi 1-rë
2.klajdi Metani 77 kg Vendi 3-të
3.Eris Plasari 93 kg Vendi 2-të
4.Emanuel Rakipi 70 kg Vendi 3-të
5.Eglantin Hoxhallari 65.5 kg Vendi 3-të
6.Renato Dragoti 65.5 kg Vendi -3-të
7.Armando Dollani 77 kg Vendi 3-të
8.Arben Hysa 61 kg Vendi 3-të

Trajnerë

1.Dritan Lushka
2.Gert Kocani
5.Erik Koçi
6.Idri Hoxha
7.Tili Tomani

Gjyqtarët

1. Marsel Dhima

U cilësuan si sportistët më të mirë për Shqipërinë:

1-Ermal Hadribeaj 3 -ndeshje 3-Fitore
2-Manuel Rakipi 1 fitore, një tërheqje me mirëkuptim për arsye se i ra ndeshja me Ermal Hadribeaj
3-Nicola Pittarello 1-fitore
4-Klajdi Metani 1-fitore 1 humbje
5-Eljo Elezaj 1-fitore 1 humbje
6-Eris Plasari 1-fitore 1 humbje

U paraqiten denjësisht

Renato Dragoti- kundra kampionit absolut 3 raunde 1 ndeshje e humbur me pike.
Armand Dollani- ndeshja e pare, paraqitja dinjitoze e humbur me dorëzim me kundërshtar 10 ndeshje
Eglantin Hoxhallari- u tërhoq për ta ruajtur 2 raunde denjësisht.
Kristian Bakalli- ndeshje shumë e dominuar, humbur me kapje.
Arben Hysa- paraqitje dinjitoze, ndeshja e parë e humbur me dorëzim
Erind Trungu- e humbur me dorëzim, ndeshja e parë, paraqitje dinjitoze
Eddy Pittarello- Paraqitje dinjitoze, vendim gjyqtari
Redi Genci Malushi- humbje me vendim të gjyqtarit, paraqitje dinjitoze
Bjorni Rustemi- nuk ishte në ditën e tij më të mirë, humbja me pikë tregoi nivel.
Anxhela Albert Aliaj- paraqitje dinjitoze, ndeshja e parë
Arber Goga- paraqitje dinjitoze, ndeshjen nuk dorëzoi në asnjë moment, me vendim arbitri.
Mateo Tomani- u tërhoq nga gara për shkak mos paraqitje të kundërshtarit në kategorinë e tij
Luciana Gjuraj- 1 fitore, mos paraqitje kundërshtari
Igli Bejko- Luftoj me zemër, humbje me vendim arbitri të ringut.
Celstina Primo Gjuraj- fituese

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?