Kampioni Oleksandr Usyk: Fitorja për Ukrainën, gati që ta mund sërish Tyson Fury

Oleksandr Usyk është kampion i botës në peshat e rënda. Boksieri ukrainas mundi Tyson Furyn në një mbrëmje madhështore në Kingdom Arena” të Riadit, në Arabinë Saudite. Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren Usyk me rezultatin (115-112, 114-113), ndërsa njëri votoi për Furyn (114-113), në një duel të ekuilibruar dhe me shumë rivalitet.

Tashmë Usyk i mban të gjithë titujt e peshës së rëndë: WBC, WBA, WBO dhe IBF. Një duel i jashtëzakonshëm, që mban Usyk të pamposhtur me 22 fitore në karrierë. Pas triumfit tha se është gati dhe për një ndeshje tjetër me 35-vjeçarin nga Manchesteri.

“Falënderoj shumë ekipin tim. Kjo ishte një fitore e madhe për mua, familjen time dhe vendin tim. Tani jam shumë i lodhur dhe nuk mendoj për gjëra të tjera. A do e pranoja një ndeshje tjetër kundër Tyson Furyt? Sigurisht, kur të dëshirojë, jam gati për revanshin”, u shpreh Usyk.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?