Kandidati për president i Barcelonës kërkon të ribashkojë Guardiolën me Messin

Një rikthim i mundshëm i Guardiolës  mund të bindë Lionel Messin të rinovojë kontratën me blaugranat dhe të qëndrojë gjatë në “Camp Nou”.

Kandidati për president i Barçës, Victor Font i cili nëse arrin të marrë drejtimin e Barcelonës në zgjedhjet e ardhshme, do ta bëjë një tentativë për të rikthyer trajnerin katalanas në Camp Nou.

Dëshira e tij është një dhe e vetme t’i shikojë sërish Messin dhe Guardiolën në “Camp Nou”, të parin në fushë dhe të dytin në stol dhe do të provojë me të gjitha mënyrat për ta bërë realitet diçka të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Font do të zgjidhet president dhe nëse Guardiola do të lërë Manchester City-in për t’u rikthyer te katalanasit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?