FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kane: Jam gat të heq dorë nga “Këpuca e Artë” për të fituar Botërorin (VIDEO)

Harry Kane për herë të parë në turneun e Kupës së Botës nuk shënoi, teksa kishte shënuar në të tre ndeshjet që ishte aktivizuar (dy në fazën e grupeve, një në fazën e 1/8-ve). Duke folur pas fitores ndaj Suedisë, sulmuesi potent është shprehur mjaft i kënaqur.

“Jemi në gjysmëfinale, një rezultat i madh për ne, por e dimë që kemi edhe një betejë tjetër të vështirë për të shkuar deri në finale. Jemi në formë, kemi besim te forcat tona dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Shoh shumë fansa që na ndjekin dhe na mbështesin, kjo gjë na gëzon dhe argëtohemi duke i patur ata pranë. Duam të fitojmë dhe të bëjmë krenar vendin tonë.

Jemi mes ekipeve më të mira, ky është një rezultat fantastik, meritë e një grupi të fortë, ndaj duam të vazhdojmë ëndrrën tonë. Jam i lumtur për këtë paraqitje dhe jam gati të sakrifikoj gjithçka për ta fituar këtë titull, përfshi edhe Këpucën e Artë ”, u shpreh Kane pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?