Kaos në Skoci, Hearts kërkon titullin në tavolinë pasi tifozët e Celtic pushtuan fushën

Humbja 3-1 ndaj Celtic i dha fund ëndrrës së Heart për titullin kampion në Skoci, por polemikat nuk u ndalën me rezultatin në fushë. Klubi nga Edinburgu ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të ndodhura në fund të takimit, duke lënë të kuptohet se mund të kërkojë edhe fitore në tavolinë, pasi sipas tyre ndeshja u shoqërua me një situatë të papranueshme sigurie.

“Harts dënon ashpër skenat e turpshme në “Celtic Park”, të cilat, edhe një herë, e kanë turpëruar futbollin skocez.

Raportet për abuzime serioze fizike dhe verbale ndaj lojtarëve dhe stafit tonë, si në fushë ashtu edhe jashtë, janë thellësisht shqetësuese. Ne po e hetojmë këtë plotësisht dhe jemi në dialog me Policinë e Skocisë. Nuk do të bëjmë asnjë koment tjetër në këtë kohë përveçse të themi se është plotësisht e papranueshme që lojtarët dhe stafi ynë u vunë në atë situatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke pasur parasysh atmosferën kërcënuese brenda stadiumit, i gjithë stafi ynë nuk kishte alternativë tjetër veçse të largohej menjëherë, pa ndërmarrë prononcime pas ndeshjes. Partnerëve tanë të medias, u kërkojmë ndjesë, por siguria e stafit tonë ishte fokusi ynë kryesor gjatë këtyre skenave të papranueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pushtimi në fushë shkaktoi një fund kaotik dhe askush nuk dukej se e dinte nëse ndeshja ishte përfunduar apo jo. Lojtarëve tanë iu mohua më pas mundësia për të falënderuar tifozët tanë madhështorë, për mbështetjen e tyre këtë pasdite dhe gjatë gjithë sezonit.

Presim që autoritetet e futbollit të ndërmarrin veprimet më të forta të mundshme në interes të mbrojtjes së sigurisë së lojtarëve dhe mbështetësve, si dhe integritetit të lojës sonë.

Ky sezon e ka parë Hart të kapë imagjinatën e tifozëve të futbollit, jo vetëm në Skoci, por në të gjithë botën. Vlerësojmë Derek Mcines, stafin e tij, ekipin e parë dhe tifozët, të cilët e kanë bërë klubin krenar këtë sezon. Asnjëri prej tyre nuk i meritonte skenat e turpshme që u zhvilluan”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?