Kaos te Nantes pas rënies nga Ligue 1, tifozët pushtojnë fushën dhe ndeshja ndërpritet

Skena dramatike kanë shoqëruar mbylljen e sezonit në Ligue 1, aty ku rënia e Nantes në Ligue 2 ka shkaktuar revoltë të madhe te tifozët e klubit francez.

Gjatë sfidës ndaj Toulouse, situata doli jashtë kontrollit që në minutën e 20-të. Dhjetëra ultras të maskuar nga tribuna “Loire” pushtuan fushën me fishekzjarre dhe tymuese, duke u drejtuar më pas drejt tribunës presidenciale për të kërkuar llogari nga drejtuesit e klubit, konkretisht familja Kita, e cila mungonte në stadium për arsye sigurie.

Përballë kaosit të krijuar, arbitrja Stéphanie Frappart vendosi të ndërpresë menjëherë takimin. Pas tensioneve dhe mungesës së kushteve të sigurisë, ndeshja nuk rifilloi më.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga momentet më të dhimbshme të mbrëmjes ishte ai që përfshiu trajnerin veteran Vahid Halilhodžić. Tekniku 74-vjeçar u përball me tifozët në një debat të ashpër fizik dhe verbal, ndërsa më pas u largua nga fusha mes emocionesh të forta dhe lotësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarjet e ndodhura në stadium pasqyrojnë krizën e thellë që ka përfshirë klubin historik francez, ku marrëdhënia mes tifozëve dhe drejtuesve duket plotësisht e thyer pas rënies dramatike nga elita e futbollit francez.

Image

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?