FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Katër vende të Ballkanit gati të organizojnë Kupën e Botës në vitin 2030

Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në Ballkan, të paktën kështu ka njoftuar zyrtarisht kryeministri grek Alexis Tsipras dhe kolegu i tij bullgar Bojko Borisov. Eventi më i rëndësishëm me 48 kombëtare mund të zhvillohet në Greqi, Bullgari, Rumani dhe Serbi.

Në prill, Argjentina, Paraguai dhe Uruguai shpallën një kandidaturë të përbashkët.  Ndërkohë një tjetër aplikim të përbashkët kanë bërë edhe  Anglia, Irlanda e Veriut, Skocia, Uellsi dhe Irlanda.

Spanja ka bërë aplikim për ta organizuar me Portugalinë dhe Marokun, por është e gatshme që ta bëjë edhe vetë. Kupa e Botës në vitin 2022 do të zhvillohet në Katar, në 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada, ndërkohë që Europa ka një shans të mirë për të qenë organizuese në vitin 2030. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?