Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit miratoi vijimin e procedurave për furnizimin e sektorit të arbitrimit me pajisje komunikimi të markës Vokkero VOGO, të integruara me sistemin ekzistues që përdoret aktualisht në ndeshjet zyrtare.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ky investim vjen si nevojë për të përballuar rritjen e numrit të arbitrave në “Abissnet Superiore”, si edhe zgjerimin e përdorimit të sistemit VAR, që tashmë po aplikohet edhe në ndeshjet e Kategorisë së Parë. Aktualisht sektori i arbitrimit disponon 12 sisteme komunikimi, ndërsa është evidentuar nevoja për shtimin me 8 sisteme të tjera të markës Vokkero VOGO, me qëllim garantimin e funksionimit normal dhe standardeve teknike gjatë zhvillimit të ndeshjeve.

FSHF vijon të investojë në modernizimin e kushteve teknike dhe rritjen e standardeve në arbitrimin shqiptar.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë