Klopp: Ende nuk i keni parë aftësitë e Xherdan Shaqirit

Trajneri Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk i ka kursyer vlerësimet për Xherdan Shqiri në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Crevena Zvezdës. Sulmuesi shqiptar ka mahnitur me lojën e tij trajneri e Liverpool-it duke i dhënë edhe më tepër vlera vetvetes.

Tashmë Liverpool mund të luaj edhe me Salah ehe me Shaqirin në fushë. Në Champions dyshja u pa sesa mirë mund të kombinoheshin me njeri-tjetrin në krahun e djathtë. Nisur nga kjo paraqitje por edhe jo vetëm, Klopp ka thënë fjalë të mira për të në daljen për mediat.

“Unë nuk mendoj se dikush ka një ide në një moment të caktuar se sa mirë mund të bëj Shaqiri. Kjo nuk është një kritikë. E njoha atë kur ai ishte 19 vjeç tek Bayern dhe ishte një talent i jashtëzakonshëm. Mund të zhduket pak. Tek Inter dhe pastaj tek Stoke. Por falë Zotit, ai nuk u zhduk. Ai gjithmonë kishte momentet e tij. Kur e pyeta për të prerë disa skena të Shaqirit, askush nuk tha: ‘Mos, Shaqiri? Vërtetë është ai? Nënshkrimi i tij ishte një gjë logjike për tu bërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ende nuk është artikulli i përfunduar. Ende ka shumë hapësirë për përmirësim dhe kjo është me të vërtetë një gjë e mirë. Ai na jep diçka ndryshe në fushë. Deri tani ne nuk i kemi përdorur me të vërtetë aftësitë e tij, por ato janë të pazgjidhura”, ka thënë Klopp.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?