FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klopp: Para ndeshjes u thashë djemëve se ishte e pamundur, s’e di si e bënë (VIDEO)

Trajneri i Liverpoolit, i cili realizoi përmbysjen e çmendur ka shpërthyer në lot pas ndeshjes. Strategu gjerman është shprehur se para ndeshjes i kishte thënë ekipit se kthimi i rezultatit ishte i pamundur.

“E gjithë performanca gjatë gjithë ndeshjes në fakt ishte e tepërt. Më befasuan. Në fakt para ndeshjes u thash djemëve se ishte e pamundur, por vetëm sepse jeni ju, kemi shanse.

Nuk e di, kam parë shumë ndeshje futbolli në jetën time, por nuk mbaj mend shumë ndeshje si kjo. Po luanim ndoshta ndaj një prej ekipeve më të mira në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të lësh shumë hapësira. Të fitosh është e vështirë, por të fitosh pa pësuar asnjë gol, është e pabesueshme. Nuk e di si e bënë djemtë”, deklaroi Klopp. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?