Klopp zbulon arsyen se përse Salah nuk feston më golat

Mohamed Salah shënoi shënoi shumë gola në sezonin e kaluar, duke u kthyer në një ndër lojtarët më të vlerësuar në futbollin botëror, ndërsa Liverpool u ndal vetëm në finale në Champions League.

Këtë sezon egjiptiani ka shënuar 4 gola në kampionat, ndërsa në ndeshjen e së mërkurën kundër Crvena Zvezda-s shënoi dy golat e parë të sezonit në Champions League.

Në të dy rastet sulmuesi nuk festoi, duke habitur jo pak, ndaj pas ndeshjes në konferencë për shtyp pritej me kuriozitet si do të përgjigjet trajneri Jurgen Klopp në lidhje me këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai është krejtësisht në rregull, me të vërtetë. Nëse nuk feston kur shënon, ndoshta është i mërzitur që e pyesin gjithë kohën për rekordet e sezonit të shkuar dhe i kërkojnë të shënojë po aq shumë. E pashë duke festuar, por nuk ia pashë fytyrën aq larg sa isha. Di vetëm që është gjithçka në rregull, e pashë edhe nga fytyra e tij kur e zëvendësova”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?