Koeman: Dua të fitoj çdo ndeshje, ja skema ime e preferuar!
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman së fundmi ka dhënë një intervistë për “Barça TV”. Holandezi deklaroi se objektivi është që të fitojnë çdo ndeshje, ndërkohë që tregoi dhe skemën e tij të preferuar.
“Jemi të vetëdijshëm për atë që po vjen. Pauza na jep kohë për t’u përgatitur për ndeshjet e ardhshme: me Getafen, në Champions League dhe sfida me Real Madridin.
Mbrojtja? Jemi përmirësuar në këtë aspekt. Mendoj se mbrojtja fillon në krye, me sulmuesit. Nëse ata i bëjnë presionin e duhur kundërshtarit, mbrojtja jonë nuk do të ketë kaq shumë probleme. Është çështje e të gjithë ekipit.
Ansu Fati? Po flasim për një lojtar i cili është 17 vjeç. Ai ka luajtur në tri ndeshje radhazi në nivelin më të lartë dhe kjo do të thotë se është shumë i mirë. Ai është talent. Duhet të mësojë shumë gjëra të tjera. Jemi këtu për ta ndihmuar. Mendoj se nuk ka asnjë lojtar në botë në moshën e tij që është tashmë në ekipin e të rriturve. Si çdo trajner, kam preferencat e mia. Mendoj se 4-2-3-1 është sistemi më i mirë. Them se është perfekt për këtë ekip.
Objektivi? Qëllimi është të fitojmë çdo ndeshje. Nuk është e lehtë. Getafe është një ekip i vështirë, kohët e fundit se po bën maksimumin. Vitin e kaluar ata eliminuan Ajax-in, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Shpresoj që lojtarët, të cilët janë me përfaqësueset e tyre, të kthehen pa probleme”, deklaroi Koeman.
KOHA JONË SONDAZH

